Polici me koronavirus, testohet gjysma e komisariatit të Kukësit

Një punonjës policie i patrullës është konstatuar me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit në Kukës.

Albeu.com mëson se punonjësi i policisë i është nënshtruar testit të koronavirusit pas shqetësimeve që ka patur.

Pas testit ai ka rezultuar pozitiv duke u izoluar.

Testin e ka bërë gjithashtu edhe bashkëshortja e tij, e cila ka rezultuar negative.

DSHP e Kukësit është duke kryer hetimin epidemiologjik të kontakteve të policit. Gjatë ditës së sotme pritet t’u bëhen testet disa punonjësve të Policisë së Kukësit si edhe të afërmve të policit, me të cilët ai ka patur kontakte.


Shtuar 24.04.2020 08:32