Plagosi dy vëllezër bashkë me shokun, arrestohet i shpalluri në kërkim

Një person i shpallur në kërkim për plagosjen e dy vëllezërve, është vënë në prangat e policisë së Burrelit.

Pas hetimeve 3 mujore, gjatë ditës është bërë lokalizimi dhe kapja e personit në kërkim Leonard Lila, 26 vjeç, banues në Burrel.

I riu akuzohet se me datë 4 prill, në bashkëpunim me shtetasin A.N., i arrestuar ditën e ngjarjes dhe shtetasin e shpallur në kërkim Xh.M., pas një konfliktit për motive të dobëta, në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”, Burrel,

kanë plagosur me thikë dy vëllezërit A.Sh., 25 vjeç dhe A.Sh. 22 vjeç, banues në Burrel.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Matit për veprat penale të “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.


Shtuar 13.04.2020 15:07