Plagosi 3 persona në lokal, Policia vë në pranga të shumëkërkuarin

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person të shumë kërkuar, i dyshuar si pjesëmarrës në ngjarjen e rëndë të gushtit 2019 në Elbasan, ku në një lokal pranë Pallatit të Sportit u plagosën 3 persona.

Bëhet fjalë për Gentian Minon, i cili u bu në pranga nga policia lokale në bashkëpunim me forcat FAST, shkruan abcneës.al.

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person të shumë kërkuar, i dyshuar si pjesëmarrës në ngjarjen e rëndë të gushtit 2019 në Elbasan, ku në një lokal pranë Pallatit të Sportit u plagosën 3 persona.

Bëhet fjalë për Gentian Minon, i cili u bu në pranga nga policia lokale në bashkëpunim me forcat FAST.

Mino u arrestua pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 2 gusht 2019, në një lokal në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan ku Mino në bashkëpunim me një tjetër plagosën me armë zjarri dy persona dhe një tjetër me sende të forta.

Policia konfirmon se Mino është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Elbasan, ku vijon puna për zbardhjen dokumentinin ligjor të impkimit të këij shtetasi.


Shtuar 19.09.2020 08:27