Pikëpytjet për regjistrimin e votuesve, Lleshaj “jep sqarime” tek Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim pati një takim me MInistrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se me Lleshjan diskutoi, ndër të tjera dhe për përgatitjen e zgjedhjeve.

Kim tha se Lleshaj i’u përgjigj pyetjeve të saj në lidhje me regjistrimin e votuesve, dhe se ministri do të japë sqarime për publikun.

“Sot patëm një diskutim shumë të mirë me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, për forcimin e bashkëpunimin për sigurinë dhe zbatimin e ligjit.

Diskutuam gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë zbatimin e ID biometrike siç është rënë dakord 6/5. Ai sqaroi pyetjet në lidhje me regjistrimin e votuesve”, shkruan ambasadorja në Twitter.


Shtuar 1.10.2020 15:36