Merr flakë në ecje e bëhet shkrumb e hi, shpëton mrekullisht shoferi i makinës në Pogradec

Një makinë tip BMW X5 ka marrë flakë në ecje e sipër në aksin Qafë Thanë-Pogradec.

Automjeti ka pësuar defekt teknik, çka ka bërë që ai të përfshihet në mënyrë të menjëhershme nga flakët.

Edhe pse ndërhyrja e zjarrfikësve është arritur të bëhet relativisht shpejt, mjeti është djegur pothuajse komplet në pjesën e përparme dhe sallonin e brendshëm.

Fatmirësisht nga djegia e tij nuk ka të lënduar pasi drejtuesi ka arritur të dalë në kohë.


Shtuar 1.10.2020 15:32