Pesë të arrestuar në Tiranë, çfarë zbuloi policia

Blutë e Tiranës kanë arrestuar në flagrancë 5 persona, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

I. D., 26 vjeç u arrestua pasi nga kontrolli i ushtruar në mjetin e tij tip “BMW”, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. P., 32 vjeç, pasi në rrugën “Riza Cuko”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases L. K., 59 vjeçe, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale ”Dhuna në familje”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

F. Gj., 49 vjeç dhe D. B., 42 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 6.10.2020 13:43