Personeli i QSUT-së kthehet në rrezik për Covid-19: E kam në xhep maskën por se mbaj!

Sot përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore, por jo epidemia, siç u shpreh në një dalje publike ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ajo bëri apel për masa mbrojtëse, respektimin e distancave dhe përdorimin e maskave. “Gjej rastin të apeloj sërish për rritjen e vetëdijesimit të çdonjërit prej jush, për zbatimin e rregullave të distancimit social, vendosjen e maskës, aty ku nuk është e mundur mbajtja e kësaj distance dhe gjithashtu dhe ruajtjen e higjienës personale. Janë këto, të vetmet armë që ne kemi për të shmangur përhapjen e këtij virusi të rrezikshëm.”

Emisioni “Stop” sjell një vëzhgim përmes kamerës së fshehtë në QSUT, aty ku luftohet me koronavirusin dhe ku masat e sigurisë lënë për të dëshiruar.

Policët pa maska e po kështu personeli shëndetësor që duhet të japë ndihmën e parë, kanë bërë që QSUT të kthehet nga vendi i shërimit, në vatër të përhapjes së virusit Covid-19.

Polici – Çuna, mund t’ju ndihmoj me noi gjë? Qytetari – Po presim një k’tu? Polici – K’tu? Qytetari – K’tu! Qytetari – Barnat janë ktu? Polici – Po! Qytetari – Magazina e barnave? Polici – Po të kishit badge, futeshit pa merak. Qytetari – Hë?

Polici – Hë mo. Mirë, mirë! Po të kishit noi badge, lejohet, kurse pa badge… Qytetari – Hë hë. Roje kshu shtet, apo privat? Polici – Shtet! Qytetari – Hë? Polici – Shteti! Qytetari – Pse s’mban një maskë për vete?

Polici – E kam k’tu, hajde mo! Është çikë si qetë sot, s’ka shumë… E kam mo në xhep, e kam, se më zë… Qytetari – S’e vë në diskutim. Thjesht për veten tënde. Polici – Dhe ne na ka ngushtuar pa maskë, s’e vë ja alergji në fytyrë… Qytetari – E marr vesh, e marr./TV Klan


Shtuar 23.06.2020 21:27