Kjo është makina superluksoze e autorit të vrasjes së dyfishtë në Laç (FOTO LAJM)

Ditën e sotme policia e shtetit vuri në pranga shtetasin Eduart Lamaj, i akuzuar për ekzekutimin e dy biznesmenëve në zonën e Lacit.

Ky është mjeti i fshehur në periferi të Tiranës dhe është sekustruar pas arrestimit të Eduart Lamajt, i konsideruar nga hetuesit si atentator ndaj dy biznesmenëve, në zonën e Laçit.

Makina luksoze dyshohet se është përdorur nga atentatorët për atentatin ndaj dy biznesmenëve Bujar Likës dhe Paulin Marku (Gjergjit) mbrëmjen e 30 majit të këtij viti.

Automjeti Land Rover ishte i parkuar ne spitalin privat ku mjekohej 30 vjecari. Ky automjet rezulton e marre me qira në Lezhë.

Ndërsa automjeti Golf5 është gjetur në zonën e Don Boskos, sekuestrimi i këtyre automjeteve u bë pas verifikimeve të policisë pas ndalimit të Eduart Lamajt.

Gjithashtu po punohet për identifikimin e autorësisë së makinës, si dhe gjetjen e armëve të përdorura në atentat.


Shtuar 23.06.2020 21:31