Përplasi makinën e policisë dhe la 3 persona të plagosur, kush është shoferi problematik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në Elbasan. Nga ngjarja kanë mbetur tre të plagosur.

Policia i ka kërkuar që të ndalojë një automjeti tip “Passat” që po vinte nga Librazhdi për në Elbasan por ai nuk ka ndaluar duke përfunduar i përmbysur nga aksioni me policinë.

Aldiron Shehu quhet personi i cili u përplas me dy mjete të tjera në Elbasan gjatë një ndjekje policore që prej Pogradecit.

Gjatë kësaj kohe policia ka qëlluar në ajër për të paralajmëruar Shehun, i cili rezulton me precedentë penal pasi të njëjtin episod e ka kryer edhe gjatë vitit 2018.


Shtuar 4.02.2020 09:34