Përplasen tri makina në Elbasan, lëndohet një grua shtatzënë

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ku tri automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Aksidenti ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Tiranë -Elbasan në afërsi të Rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Mësohet se e dëmtuar lehtë ka mbetur një grua shtatzëne, e cila sipas stafit mjekësor që mbërriti në vendngjarje, fatmirësisht nuk ka asnjë lloj rreziku për shëndetin.

Drejtuesit e të tri automjeteve të cilat u përfshinë në aksident dhe personat e tjerë që po udhëtonin me to nuk kanë pësuar asnjë lloj dëmtimi, ndërsa nuk janë ende të qarta rrethanat dhe shkaqet në të cilat ndodhi.

Policia paraprakisht dyshon për shkeljen e rregullave të qarkullimit dhe parakalim të gabuar të njërit prej automjeteve që qarkullonte nga Elbasani drejt Tiranës.


Shtuar 8.03.2020 07:50