Përlotet mjekja shqiptare: T’i kesh fëmijët 2 metra pranë dhe të mos i përqafosh dot

Mjekja shqiptare Elda Qyra, e cila ndodhet në vijën e parë të frontit të luftës me virusin Covid-19, ka treguar se nuk i përqafon fëmijët e saj prej 8 marsit.

Ajo tregon se familja e saj është “ndarë”.

Fëmijët tashmë ndodhen në shtëpinë e prindërve të saj që prej datës 8 mars, për dy arsye: ajo e të qenit larg rrezikut dhe e dyta ishte që të mos e shihnin teksa ajo përballej me këtë luftë.

“I kam nxjerr nga shtëpia jetojnë me prindërit e mi që me 8 mars. Mosrrezikimi është një arsye por edhe prindërit e mi e të tim shoqi, pasi mund të shërbenin si vektor transmetimi.

Por edhe t’mos më shihnin mua se si e përballoja këtë luftë.

Fillimi ka qenë i vështirë. Secili nga mjekët e ka të vështirë. Nuk doja të shihnin këtë emocion, frika dhe ato lajmet e fillimit nga çdo vend i botës.

Jam mësuar që të mos ua kaloj emocionin e fundit fëmijëve,”-tregon ajo.


Shtuar 20.04.2020 21:51