Përfshihet nga flakët një magazinë në Tiranë

Njw ambient wshtw pwrfshirw nga flakwt nw Tiranw.

Një garazh i një pallati raportohet se është pëfshirë nga flakët në zonën e njohur si “Fresku” në kryqytet.

Sipas banorëve, është dëgjuar një shpërthim dhe më pas janë parë flakë brenda garazhit.

Zjarri ka rënë tek disa kartona në garazhin e një pallati, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz dhe as dëme materiale, ndërsa policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje

Ngjarja është regjistruar pranë teleferikut dhe godinës së njësisë bashkiake.


Shtuar 10.03.2020 18:25