Për Metën ditëlindja thjesht një numër, fryn qirinjtë me numrin 15 (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme kreu i shtetit Ilir Meta ka festuar ditëlindjen e tij të 51.

Ka qenë bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi ajo që ka ndarë një foto nga momentet e festimit të ditëlindjes së bashku me tre fëmijët e tyre, brenda shtëpisë.

Ajo që bie në sy është numri i qirinjve në tortë, të cilët janë kthyer mbrapsht.

“Nuk mund të mbyllej ndryshe kjo ditë. I fikëm qirinjtë bashkë 51vs15”, shkruan Kryemadhi në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë kryetarja e LSI-së dhe presidenti thanë se po qendronin të distancuar nga fëmijët e tyre, për shkak të dyshimeve se mund të ishin bartës të koronavirusit, por mesa duket periudha e kujdesit ka mbaruar.


Shtuar 25.03.2020 08:18