PD nuk merr pushime, çfarë pritet të ndodh sot në selinë blu

Partia Demokratike kalon në fazën e dytë të përzgjedhjes së kandidatëve për Parlamentin dhe Bashkitë. Mësohet se sot do të nrgihet komisioni i vlerësimit te figurave, me thelemues të PD dhe anëtarë nga shoqëria civilem, ndërkohë që kanë qenë me mijëra propozimet e bazës së demokratëve për të zgjedhurit e tyre në votimet e ardhshme.

Deri me 30 korrik, anëtarët e Partisë Demokratike ne 71 degët brenda vendit, kanë propozuar emrat që ata duan për përfaqësuesit politikë në zgjedhjet politike dhe lokale. Mësohet se duke qenë se degët kanë nxjerrë dhjetra emra, ne selinë qendrore mund të kenë mbërritur mbi 2 mijë e 500 propozime.

Me këtë, është mbyllur faza e parë e parashikuar në udhëzimin e miratuar nga kryesia pak javë me parë. Sot do të mblidhen dy forumet kryesore drejtuese Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, ku do të konstituohet dhe do nisë nga puna Komisioni i Vlerësimit të Figurave, që do të procedojë me selektimin e emrave të ardhur.

Komisioni përbëhet nga 5 anëtarë. Dy prej tyre janë zbuluar tashmë në media, janë themeluesit Besnik Mustafaj dhe Genc Ruli. Ndërkohë, tre të tjerët pritet të jenë funksionarë të PD dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Lista që do të dalë prej Komisionit të Vlerësimit do ti nënshtrohet një tjetër filtri, atij të figurës dhe integritetit. Kujtojmë se kriteret e shpallura në udhëzim nga PD janë shumë të ashpra, ku përfshijnë verifikimin e pasurisë dhe të së shkuarës. Më tej, emrat që mbeten nga këto faza, i shkojnë sërish degëve, dhe i nënshtrohen votimit final me parimin, një anëtar-një votë.

Në Shtator, bësohet se në PD do të jenë emrat zyrtarë të konfirmuar për betejat elektorale të vitit që po vjen. Demokratët e dinë se jo të gjithë të propozuarit do të behen deputetë ose kryetarë bashkie. Po me këtë proces dhe me këtë selektim do të krijohet baza më e mirë e burimeve njerëzore për qeverisjen nesër dhe PD do të ketë gati njerëzit për të marrë detyra dhe përgjegjësi publike.


Shtuar 3.08.2020 08:03