Parashikimi i motit për nesër: Rikthehen reshjet e shiut pasdite

Dita e nesërme do të vijojë me kthjellime dhe vranësira gjatë orëve të paradites.

Ndërsa pasditja do të sjellë shtim të vranësirave dhe reshje të pakta shiu.

Të lidhura

None found

Në zonat e thella malore do të kemi dhe prezencën e reshjeve të dëborës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 3°C deri në 21°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi gugore duke krijuar dallgëzimin 5 ballë.


Shtuar 13.04.2020 21:15