Paralajmërohet skandali i radhës pas videos së Allës duke konsumuar kokainë

Opozita ka paralajmëruar një tjetër skandal pas atij te kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Pas videos së Lefter Allës me kokainë, një tjetër rast po paralajmërohet nga opozita. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar pasditen e sotme në studion e ‘Abc Neës’, tha se opozita është duke verifikuar një tjetër kryebashkiak socialist, për të cilin ka të dhëna se është i dënuar më parë.

Ai theksoi se nuk po e bëjnë ende publik emrin e tij, pasi duan që të bëjnë verifikimet deri në fund.

“Ne jemi duke verifikuar një tjetër kryebashkiak të PS-së, për të cilin kemi informacione se ka qenë më parë i dënuar. Por nuk do ta bëjmë publik emrin, pa i shkuar deri në fund”, tha Bardhi.


Shtuar 29.01.2020 18:36