Pandemia shtyn çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Pandemia e koronavirusit, e cila ka mbërthyer mbarë globin ka shtyrë edhe mbledhjen e Këshillit të Evropës.

Mbledhja, e cila ishte parashikuar në 26-27 mars do të diskutonte edhe negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendimi është marrë në videokonferencën e anëtarëve KiE një ditë më parë thuhet në një përgjigje me email dhënë gazetares së Ora News, Fjorela Beleshi.

Nuk dihet ende se kur do të zhvillohet mbledhja e caktuar për në 26-27 mars.


Shtuar 19.03.2020 11:59