Pamje të rënda: Si transportohen kufomat koronavirusi në kamionët-frigoriferë (VIDEO)

Me mijëra jetë të humbura çdo ditë në gjithë botën si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Në këto pamje, tregohet realiteti jashtë një spitali në Nju Jork, ku trupa viktimash janë parë duke u ngarkuar në një kamion-frigorifer, përmes një vinçi të vogël.

Burri, të cilit po i dridheshin duart gjatë regjistrimit të videos, thotë në klip “Kjo është e vërtetë…Ky është Bruklin. Duhet ta merrni këtë gjë seriozisht”, teksa i bën apel të gjithëve në kohën e pandemisë së Covid-19.

Video, e rishpërndarë nga anëtari i këshillit të Nju Jorkut, Joe Borelli, ka marrë mbi 3.4 milionë klikime.


Shtuar 31.03.2020 09:46