Demokrati Edi Paloka, në 29-vjetorin e themelimit të partisë u tha demokratëve të Lushnjës se tashmë se janë parti e parë, me 10 pikë avantazh ndaj socialistëve.
“Partia Demokratike është forcë e parë në Shqipëri, opozita e bashkuar është absolutisht të paktën 10 pikë para nga partia e Edi Ramës se as Partia Socialiste nuk mund ti them më”, tha Paloka.
Ai foli edhe për rastin e atentatit ndaj kryebashkiakut socialist Fatos Tushe.
Paloka tha se për kryebashkiakun e Lushnjes, droga është arsyeja për sulmin e pak javëve më parë, ku ish- shoferi i hodhi granatën në zyrë.
“Qytetarët e Lushnjes e dinë se pse ja bënë atentatin këtij, filloi edhe ky ta thithte si ai i Bulqizës, edhe rezultati dihet”, tha Paloka.