Pakoja e dyshimtë në varrezat greke, policia zbarkon në Këlcyrë

Një pako e dyshuar se ka eksploziv është sekuestruar në varrezat greke të Këlcyrës.

Forca të shumta policie kanë zbarkuar në manastirin e Këlcyrës pas informacionit për një pako të dyshuar me eksploziv. Pakoja e mbështjellë me leter natriban është parë pranë varrezave greke të Këlcyrës.

Nga informacionet paraprake mësohet se është shoqëruar për tu marrë në pyetje roja i varrezave.

Sakaq është vendosur perimetri i sigurisë për të bërë shpërthimin e kontrolluar, raporton abcnews.al. Sipas tij, pritet të mbërrijnë ekspertë të xhenios nga Tirana.

Varrezat e ushtarëve grekë të Luftës italo-greke janë bërë shpesh “mollë sherri” dhe përplasjesh politike.


Shtuar 10.01.2020 11:52