Paga do të kalojë te pronari apo menjëherë te punëtori? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama është aktualisht në një komunikim LIVE me qytetarët në Facebook ku po sqaron një pjesë të paketës së dytë e cila sipas tij do t’i ofrojë zgjidhje problemeve që shkaktoi Covid-19.

Ai i është përgjigjur pyetjes nëse paga e “luftës” do të kalojë më parë te pronari apo menjëherë tek punëtori.

Rama është shprehur se ai preferon që paga të kalojë parësisht tek punëtori dhe për këtë po punon.

Ndërsa për ata që kanë dyshime se pagat janë thjesht një gënjeshtër, Rama pohon se asnjë vend në planet nuk ka paketë për ata që punojnë në të zezë.


Shtuar 14.04.2020 11:13