OSHEE vatër infeksioni! Dy punonjëset rezultojnë pozitive me COVID-19

Pavarësisht masave të marra, dhe thirrjeve që qytetarët të mbajnë radhë dhe të kenë kujdes në vendet publike, infektimi nga COVID-19 në Shqipëri është i lartë.

Së fundmi një vatër e re infeksioni është zbuluar në Përmet, pikërisht në zyrat e OSHEE, ku deri tani kanë rezultuar pozitiv me këtë virus, dy punonjëse.

Gjithashtu mësohet se arkëtarja ka infektuar me Covid djalin dhe babain e saj, duke e çuar kështu në 3 numrin e rasteve të reja në këtë qytet për 24 orët e fundit.

Rikujtojmë se qytetarët vazhdojnë të mos respektojnë masat e sigurisë duke qëndruar ngjitur në radhë, pa asnjë masë shtesë sigurie.


Shtuar 9.07.2020 14:38