Operacioni “blic” në Shkodër, kapen dy persona për rrëmbimin e Jan Prengës

Forcat Speciale RENEA po zhvillojnë një operacion të madh prej dy ditësh në Shkodër me qëllim kapjen e personave të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Abcnews.al mëson se deri më tani policia ka shoqëruar dy persona, të cilët dyshohet se kanë të bëjnë me këtë pengmarrje. Operacioni është duke u zhvilluar në Bardhaj të Shkodrës. Njëri prej të shoqëruarëve është pjestar i famljes Doçi që dyshohet se ka porositur pengmarrjen e Jan Prengës.

Policia e Shkodrës nuk është përfshirë në këtë operacion të kryer plotësisht nga RENEA.

Jan Prenga u rrëmbye më 17 janar në Kamzë dhe u dërgua më pas në kompleksin “Golden” sipas policisë ku hyri i gjallë dhe doli i vdekur duke u groposur në një zonë aty pranë.

Policia dhe prokuroria janë në kërkim të trupit, i cili do të bëjë edhe lidhjen me rrëmbyesit dhe vrasës


Shtuar 30.01.2020 08:29