Nuk respektuan masat, gjobitën dy fasoneri në vend

Dy fasoneri janë gjobitur dhe dy automjetet që transportonin punëtorët janë sekuestruar.

Kjo pasi ato nuk kanë respektuar distancën mes punëtorëve ndërsa tjetri për mosrespektimin e distancës në automjetin e punonjësve.

Strukturat e Policisë në DVP Durrës vazhdojnë monitorimet për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndëshkohen me masë administrative 2 fasoneri dhe bllokohen 2 mjete që transportonin punëtorët.

Strukturat e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me ISHSH, në vijim të kontrolleve për subjektet që nuk kanë zbatuar masat e mara për parandalimin e gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, kanë marrë masë administrative ndaj 2 fasonerive në Krujë.

Një fasoneri u ndëshkua me 100.000 lekë, për mosrespektimin e distancës midis punëtorëve dhe një tjetër u ndëshkua me 300.000 lekë, për mosrespektimin e distancës në automjetin e punonjësve. Mjetet janë sekuestruar dhe aktiviteti i fasonerisë u mbyll për mungesë së kushteve higjeno-sanitare.

Policia vijon kontrollet në territor për monitorimin e zbatimit të masave dhe apelon për të gjithë qytetarët, bizneset dhe drejtuesit e automjeteve që të respektojnë masat kufizuese dhe masat mbrojtëse.


Shtuar 23.04.2020 11:05