Nuk ka pasur marrëveshje dhe konsensus mes palëve në Këshillin politik, ndërkohë mazhoranca është e sigurt për ndryshimet kushtetuese që priten të ndodhin nesër.
Fjala e Gjiknurit në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik:
Ndryshimet kushtetuese nuk do i pengojnë koalicionet. PS i qëndron asaj që Kuvendi është legjitim në miratimin e ndryshimeve të Kushtetuese dhe në frymën e bashkëpunimit të 5 qershorit, jemi të gatshëm të ulemi me PD për të vendosur si do të hapen listat dhe do zhvillohen koalicionet.
Fatkeqësia është se nuk po gjejnë një vend për koalicion për barazi mes palëve.
Ndaj i kemi thënë gjeni modelin për koalicionet parazgjedhore. Oferta jonë qëndron. Të hapim listat, të miratojmë ndryshimet kushtetuese.
Parlamenti ka një axhendë, asnjë nuk mund të bëjë ndryshime në momentin e fundit. /albeu.com/