“Nuk është çështje e ngutshme”, çfarë vendosi gjykata për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë seancën e planifikuar sot për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dhe ish-drejtorin e policisë, Jaeld Çela.

Shkak i shtyrjes së seancës është bërë situata nga koronavirusi, ndërsa çështja e ish-ministrit dhe ish-drejtorit të policisë, është përcaktuar nga Gjykata se “nuk është një çështje e ngutshme”.

Sipas Gjykatës, çështjet e themelit duhet të presin deri në lehtësim masash të mëtejshme.

Ish-ministri Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” , ndërsa u dënua me 3 vite shërbim prove. Avokatët e tij e apeluan dhe çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit.


Shtuar 13.05.2020 08:33