Nuk e lejoi shteti të shkonte për kurim në Itali, ndërron jetë në spital 3-vjeçari

Një fëmijë i moshës 3-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ishte futur në reanimacion nga një problem në zemër.

Familjarët kanë rrëfyer më herët për JOQ se shteti shqiptar nuk i lejon ta dërgojnë për kurim në Itali. Vogëlushi duhej të dërgohej urgjentisht në Itali, pasi kishte nevojë për një transplant.

Për pasojë shëndeti i 3-vjeçarit u përkeqësua. Kërkesa e familjarëve për dërgimin e të miturit jashtë vendit ka qenë publike, ndërsa jeta e tij ishte në fije të perit.

Asnjë reagimi institucional nuk ka pasur për rastin në fjalë dhe nëse pretendimet e familjarëve qëndrojnë, ky do të ishte një precedent i pafalshëm në një kohë kur politikanë e biznesmenë dërgohen për kurim në vende të ndryshme të botës, me personel të specializuar shoqërues.


Shtuar 27.08.2020 20:36