Shqiptarët po kalojnë ditë të vështira, të izoluar në banesat e tyre për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre nga COVID-19.
Ndërkohë që familjet gjenden të izoluara, të paktë janë banorët që punojnë dhe sjellin të ardhura në shtëpi, duke bërë që situata ekonomike të jetë e vështirë për shumë familje.
Një shembull për t’u ndjekur vjen nga Mati, aty ku një biznes i cili shet edhe bukë, e ofron atë falas për familjarë të cilët nuk kanë mundësi ekonomike.
“Ata që nuk kanë mundësi, buka është falas…”- kështu shkruhet në banakun e dyqanit, e le të bëhet ky një shembull i mirë për të gjithë bizneset në vend në këto ditë izolimi në Shqipëri. /albeu.com/