”Një plumb hyri në derën e gjitones” komshija tregon tmerrin e eliminimit të të riut

Eliminimi mafioz i 25 vjeçarit ka tronditur qytetin e Vlorës.

Një fqinje, pohon se i riu nuk ishte person problematik, ndërsa qëndronte në shtëpi, pasi nuk punonte.

Të lidhura

None found

Ajo tha mes të tjerash se kishte dëgjuar ulërima gjatë natës, dhe mendonte se mos dikush ishte i sëmurë.

Ndër të tjerat ajo tha se një prej plumbave që kanë qëlluar autorët, ka hyrë në derën e një prej fqinjëve.

“Djali nuk ishte problematik. E kishim gjiton këtu. Shikonte punën e tij, ishte djalë i qetë. Nuk punonte, rrinte në shtëpi. Unë mendova se ishte ndonjë e sëmundje, se bërtisnin. Fqinja ka plumbin në derë.

Nuk e dimë se pse mund të jetë vrarë. Ishte djalë i mirë. Babain e ka mjek, nënën mësuese. Ata janë dy fëmijë, një djalë jeton jashtë në Amerikë. Viktima ishte i vogli, tjetri është i martuar”, tha fqinja për News 24.


Shtuar 24.05.2020 07:54