Ngjarje makabre në Itali: I riu vret shokun dhe të dashurën se i pa të lumtur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali ku një 21-vjeçari, Antonio De Marco, nga Casarano, ka vrarë dy të rinj, të dashurën dhe shokun e ngusht.

Mediat fqinje shkruajnë se Antonio e ka pranuar fajin dhe tha se “unë i vrava ata sepse ishin shumë të lumtur dhe për këtë u zemërova”.

Për të zbardhur ngjarjen e rëndë ka ndihmuar edhe një dëshmitar shqiptar i cili e pa autorin të largohej nga banesa pas vrasjes.

“Kam dëgjuar britmat e një gruaje dhe zhurmat e thyerjes së xhamave. Britmat ishin nga një grua dhe ata ishin të dëshpëruar për ndihmë. Kam dëgjuar gruan duke thënë ‘mjaft Andrea”, tha shqiptari.

De Marco kishte qenë shok dhome me De Santis dhe ai i kishte bërë një kopje të çelësave shtëpisë. Sipas hetuesve 21-vjeçari kishte hyrë në shtëpi, ndërsa dy të rinjtë ishin duke darkuar.

Dy djemtë kishin marrë me qira një apartament dhe herë pas herë De Sante kishte ftuar aty herë pas herë edhe të dashurën kur De Marco nuk ishte.


Shtuar 29.09.2020 19:38