Ngacmoi seksualisht 5 vjeçaren, dënohet me burg 48 vjeçari

Gjykata ka vendosur dënim me burg për 48-vjeçarin Sokol Kapinova i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 5-vjeçare në Berat.

Kapinova ishte komshi me të miturën dhe mësohet se e ka gënjyer me ëmbëlsira dhe kumbulla vajzën së bashku me motrën e saj 7-vjeçe, për t’i futur në shtëpinë e tij, ku edhe ka ndodhur ngacmimi seksual.

Ngacmimi seksual ka ndodhur në prani të motrës 7-vjeçare të vajzës.


Shtuar 21.06.2020 11:03