Blendi Fevziu është një ndër moderatorët më të njohur dhe të sukseshëm shqiptar.
Shumë aktiv në rrjetet sociale, të gjithë janë mësuar të shohin shpeshherë foto nga e kaluara në profilin e Blendit.
Por postimi i fundit ishte më i veçanti.
Moderatori ka ndarë me ndjekësit një foto të stërgjyshëve të tij që daton më shumë se një shekull më parë.
“Fatime dhe Abdyl Ypi në foto te marsit 1918”, ka shkruar Blendi duke na njohur me një detaj të rëndësishëm.
Ajo ç’ka i bëri përshtypje të gjithëve është ngjashmëria e madhe që moderatori ka më stërgjyshen e tij dhe këtë e ka pranuar edhe vetë Blendi.
Dhe kështu në postimin e tij të fundit në Instagram “plasën” komentet dhe humori./albeu.com/