Nëntë raste me koronavirus në Vlorë, mbyllet vatra nga ku “buronte” infeksioni

Nga 52 rastet e reja të konfirmuara sot, nëntë prej tyre janë shënuar në qytetin e Vlorës.

Prej tyre, mësohet se pesë prej tyre janë punonjëse të një fasonerie e cila është mbyllur me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.

Ndërkohë, katër personat e tjerë të infektuar janë raste kontakti të personave të konfirmuar më parë.

Prej disa javësh, vendi unë ka shënuar një rritje të rasteve të reja ditore me koronavirus si dhe numri i pacientëve tek spitali Infektiv ka shkuar në 81.


Shtuar 23.06.2020 11:13