Në këtë rajon të Italisë sot vdiqën 546 persona

793 të vdekur nga koronavirusi vetëm sot në Itali.

Por 546 prej tyre janë shënuar vetëm në rajonin e Lombardisë.

“Na kishin thënë se ditët më të rënda që nga hyrja në fuqi e masave do të ishin e shtuna dhe e diela dhe më duhet të them që për fat të keq kishin të drejtë.

Një lajm që na jep shpresë është se në zonën e Lombardisë, numri i pacientëve të shtruar është 2139”, deklaroi i ngarkuari për rajonin e Lombardisë, Giulio Gallera, prag-mbrëmjen e së shtunës.


Shtuar 21.03.2020 18:18