Ndodh edhe kjo! Gjyshja i bërtet mësueses sepse i ngarkoi telefonin më mësimet e nipërve (VIDEO)

Ndërkohë që Shqipëria është në izolim, janë pezulluar shkollat, dhe aktivitet e tjera në vend, mësuesit duhet të vazhdojnë punën e tyre në distancë.

Ndërkohë që prindërit, apo gjyshërit duhet të jenë mirënjohës për mësuesit të cilët po zhvillojnë mësimin dhe po edukojnë fëmijët edhe në këto ditë të vështira, një rast i pashembull ka ndodhur në Tiranë.

Në video-voice të bashkëngjitur lajmit, mund të dëgjoni një prind ose gjyshe të nevrikosur me mësuesen e tyre pasi sipas saj mësimi në distancë po i mbush telefonin plot.

“Përshendetje mesuese mos merr në këtë telefon, se ma mbushe telefonin vetëm me mësimet e fëmijëve, kur të vijnë në shkollë, mesoji.

Mos merr më! Mos ma mbush më telefonin ose mos më detyro të heq kartën…” /albeu.com/


Shtuar 1.04.2020 19:05