Nata e dytë në kujdes intensiv, si paraqitet gjendja e Boris Johnson

BBC, referuar zëdhënësit te Johnsonit raporton sot se gjendja e tij “është stabile” dhe po ashtu edhe parametrat e frymemarrjes jane mire, duke mos pasur nevoje per respirator.

Nderkohe qe sipas eksperteve qe i referohet sot Daily Mail, kryeministri nuk duhet te punoje se paku deri ne fund te muajit, madje ata paralajmerojne ehe nje vere te gjate perpara per te.

Sipas eksperteve ai do te humbase force dhe mase muskulare nga semundja dhe trajtimi, sic ka ndodhur me gjithe te prekurit e tyjere me koronavirus ne gjendje jo te lehte, dhe per pasoje do te duhet te pushoje gjate veres.

Johnson u diagnostikua me koronavirus më 27 mars dhe nderkohe po mbahet ne trajtim intensiv ne spitalin St Thomas të Londrës “për monitorim të afërt”, tha Qeveria britanike.

Johnson është shtruar në spital më 5 prill, për shkak të simptomave të vazhdueshme të sëmundjes, ndërsa të hënën mbrëma është transferuar në kujdes intensiv.

Mbretëresha britanike, Elizabeth II, i ka dërguar mesazh familjes dhe partneres së tij, duke thënë se ata janë në mendimet e saj.

Më shumë detaje për gjendjen e Johnsonit priten gjatë ditës.

Sekretari i jashtëm britanik, Dominic Raab, i cili po e zëvendëson Johnsonin, tha se është i bindur se kryeministri do të shërohet.


Shtuar 8.04.2020 06:40