Murrizi: Rama-Basha-Meta janë takuar fshehtas në Golem, kjo ishte marrëveshja sekrete që foli Yuri Kim

Kreu i grupit demokrat parlamentar, Muslim Murrizi, ka hedhur “sulme” se Rama-Basha-Meta kanë zhvilluar një takim të fshehtë në Golem dhe sipas tij ky është motivi që ka sjellë reagimin e fortë të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim se “ka marrëveshje për të vrarë reformën në drejtësi”.

Sipas Murrizit Rama, Meta dhe Basha janë mbledhur së bashku por nuk kanë mbetur të gjithë palët të kënaqur, veçanërisht presidenti.

Deklarata e Murrizit është bërë në Report TV.

Murrizi: Reagimi i ambasadës Amerikane ka ardhur pas takimit të Ramës, Bashës dhe Metës në Golem. E dinë këtë ustallarë. Zoti Duka nuk ka qenë.

Nuk besoj se ai sinjal vjen për takimin publik të Metës me aleatët e PD-së, se ai ka qenë i hapur. Takimi i Metës me Bashën, Mediun dhe Dulen e Shehut është takim publik me kamera, ka qenë ditë e enjte në mëngjes.

E ka fjalën për takime jashtë kamerës, takimi i këtyre që e quan “thikë pas shpine”.

Meta ka firmosur ndryshimin e Kodit Penal, nuk është pjesë e një pazari pas kurrizi. Nuk e ka për takimin legal, po për takimin ilegal.

Koçi: Po të kishte takim të tillë Meta s’do ishte kaq nervoz.

Murrizi: Ndoshta kanë mbetur të pakënaqur nga takimi.

Koçi: Është riaktivizuar nervozizmi i Metës.

Murrizi: Unë nuk jam psikolog, e njeh ti më mirë. Meta është acaruar për hatër të mospasjes, mendoj se është acaruar nga takimi. Ajo zona ka reaguar për këtë.


Shtuar 27.05.2020 08:24