Can Yaman nuk e harron origjinën, aktori përshëndet Shqipërinë (FOTO LAJM)

E shohim në telenovela turke, por ai është me origjinë shqiptare. Aktori Xhan Jaman u bë i famshëm në vendin tonë me rolin e “Xhanit” në serialin “Erkenci kus”, ku luan krah aktores Demet Ozdemir. Me rolin e tij ai fitoi zemrat e të gjithë publikut dhe mori sukses të menjëhershëm edhe në shumë vende të botës.

Në intervista, Xhan Jaman ka treguar se është me origjinë shqiptare dhe madje e ka vizituar Shqipërinë duke qëndruar një muaj në Tiranë.

Ditën e sotme aktori ka treguar se nuk e ka harruar origjinën e tij dhe ka përshëndetur vendin tonë. Ai ka publikuar në Instagram një postim ku shkruhet se “Erkenci kus” do të transmetohet në ekranin shqiptar dhe krahas postimit, Xhan Jaman ka shkruar “Albania”, dhe flamurin kuqezi.

Postimi i aktorit i ka çmendur fansat shqiptarë, të cilët e kanë suportuar Xhanin prej kohësh.


Shtuar 27.05.2020 08:28