“Mund të përfundojmë si Italia”, Rama tregon skenarin më të keq të mundshëm

Duke parë gjendjen e rëndë që është Italia fqinjë, edhe shqiptarët kanë pyetje sesi do të ecë koronavirusi në vend.

“Mund të përfundojmë edhe si Italia”. Kështu u shpreh kryeministri Rama i pyetur në Neës 24 se cili mund të ishte skenari më i keq nga përhapja e kësaj pandemie.

Megjithatë ai sqaroi se qeveria i ka marrë të gjitha masat, nga të cilat po shpëtohen jetë njerëzish.

“Skenari më i keq me koronavirusin është ai i italisë. I kemi marrë të gjitha masat, të bindur se me çka po bëjmë çdo ditë, po lehtësojmë plagë e po shpëtojmë jetë, po e ngadalësojmë përhapjen e virusit. Por nga ana tjetër askush në botë nuk e di se deri në çfarë pike mund të na cënojë virusi, t’i lutemi zotit të mos jemi para më te keqes fare, se para saj gjunjëzohet edhe SHBA”,- tha ai.


Shtuar 18.03.2020 13:31