Mund të hidhte një pallat të tërë në ere! Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

Pas 5 orësh negociata të dështuara, RENEA ka ekzekutuar Lefter Zhidriun, në banesën e tij.

RENEA u fut nga tarraca e pallatit pasi i moshuari nuk pranoi të vetëdorëzohet.

Me ndërhyrjen në banesë, i moshuari ka qëlluar mbi forcat RENEA të cilët e kanë ekzekutuar gjatë aksionit.

Gjatë kontrollit, në banesën e të moshuarit u gjetën 6 kallëpe tritoli dhe kapsolla.

Vajza e tij 13-vjeçare i ka bërë thirrje të atit që të dorëzohej, por 71-vjeçari nuk u bind sërish. Operacionin e RENEA-s e kanë ndjekur nga afër zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit.

Në vendin e ngjarjes ndodheshin kreu i policisë Ardi Veliu, si dhe drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

Kush është 71-vjeçari, Lefter Zhidro?

Lefter Zhidro, i lindur dhe me familje ne njesine administrative Xarre në Bashkinë e Konispolit, në Sarandë është 71-vjeçari që po mban peng prej orës 13:30 qytetin e Elbasanit.

Zhidro rezulton i martuar dhe i divorcuar 3 herë si dhe ka tre fëmijë nga këto martesë.

Floresha, e cila ka bërë denoncimin sot e ka kërkuar ndihmë nga policia, pas një konflikti, është gruaja e tretë e tij, me të cilën prej kohësh rezulton i divorcuar.

Një djalë i tij jeton i vetëm, ndërsa një djalë tjetër i jeton në Norvegji. Gruaja e trete, Floresha ka vetëm një vajzë me të.

Njoftimi i plote nga policia e Elbasanit:

Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë mbi forcën e posaçme “Shqiponjat” të DVP Elbasan, nga shtetasi Lefter Zhidru, 71 vjeç, ju informojmë se:

Pas 5 orë negociatash, fillimisht nga Policia Vendore e Elbasanit dhe më pas nga grupi negociator i Renas dhe i grupeve taktike të Reneas me shtetasin Lefter Zhidru, për t’u dorëzuar, ky shtetas nuk i është bindur në asnjë çast thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar, por ka reaguar me armë ndaj grupit negociator dhe grupeve taktike të Reneas që po negocionin me të.

Ndodhur në kushtet e mosbindjes për t’u dorëzuar, forcat speciale Renea kanë ngushtuar rrethimin e banesës ku ndodhej 71-vjeçari.

Shtetasi Lefter Zhidru, kur ka parë që forcat Renea po i afroheshin derës së banesës, ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë.

Në kushte të larta sigurie për jetën e punonjësve të Policisë, Renena i ka bërë përsëri thirrje për të hapur derën dhe t’i dorëzohej Policisë, por përsëri 71-vjeçari ka reaguar me armë dhe në këto kushte Renea ka shpërthyer derën për të hyrë në banesë.

Në momentin që forcat speciale Renea po ndërhynin në banesë 71-vjeçari ka sulmuar përsëri me breshëri plumbash Forcat Renea duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por falë mburojës metalike kolektive nuk është lënduar ansjë punonjës i Reneas.

Në kushtet e vetëmbrojtjes forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur më zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, 71-vjeçari ka mbetur i vrarë.

Grupi Hetimor, nën drejtimin e prokuroria, ndodhet në vendngjarje dhe në banesën e 71-vjeçarit ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim./albeu.com/


Shtuar 24.09.2020 17:02