U shpall i zhdukur, gjendet i mbytur fëmija në Tiranë (FOTO LAJM)

Një fëmijë është gjetur i mbytur paraditen e sotme në një përrua në Shkozë.

Fëmija i gjetur pa jetë është rreth moshës 4-vjeçare.

Fëmija u denoncua i zhdukur më datë 17 shkurt dhe që prej atëherë familja nuk dinte asgjë për të.

Bëhet fjalë për Klodian Hashimi nga komuniteti rom.

Familja jetonte pranë banesave sociale në zonën e Shkozës në kryeqytet.

Njoftimi i policisë
Tiranë

Më datë 01.03.2020, rreth orës 12:15, në Shkozë, në një kanal kullues në afrësi të banesave sociale dhe ngjitur me lumin e Lanës është gjetur i dekompozuar fëmija K.H, 4 vjeç, i cili ishte denoncuar nga prindërit si i humbur mbrëmjen e datës 17 shkurt 2020

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.


Shtuar 1.03.2020 11:46