Mori miliona duke mashtruar, koronavirusi nxjerr për 3 muaj nga burgu stomatologen Olesia Duka

Stomatologia Olesia Duka, e cila akuzohet për mashtrim është mes listës së 570 të dënuarve të cilët kanë përfituar leje 3 mujore për të qëndruar në shtëpi në kuadër të masave të marra nga qeveria për ndalimin e përhapjes së virusit COVID 19.

Sipas të dhënave nga Ministria e Drejtësisë, janë vetëm 5 gra të cilat përfitojnë nga kjo leje dhe ndër to është dhe Olesia Duka, dentistja e famshme e cila u dënua me 6 vjet e 9 muaj burgim për mashtrim në miliona ndaj disa biznesmenëve në Tiranë dhe në Durrës.

Duka, arrinte t’i mashtronte qytetarët duke i premtuar se do ua kthente paratë e marrë me një përqindje më të lartë, pasi biznesi që dispononte, një klinikë dentare, arrinte të gjeneronte sasi të mëdha parash. Ndërsa në një rast të vetëm, Olesia Duka me anë të mashtrimit i ka marrë Idlir Hoxhës shumën prej 935 mijë e 432 euro, duke mos ja kthyer më. /albeu.com/


Shtuar 26.03.2020 14:26