Sfida në internet: I riu që lëpiu tualetin del me koronavirus

Një influencues nga Kalifornia që mori pjesë në sfidën e lëpirjes së tualeteve thotë se është testuar dhe se ka koronavirus.

Ylli i rrjeteve sociale, i njohur si Larz dhe GayShawnMendes në Twitter, njoftoi fansat mbi diagnozën duke shkruar: Analiza e koronavirusit më doli pozitive.”

Larz përfshiu dhe një video ku dukej i shtrirë në një shtrat spitali. Llogaria e tij është pezulluar, por videoja u ruajt nga Daily Mail.

Vetëm pak ditë më parë, më 20 mars, Larz postoi një video ku lëpinte tualetin e një banje publike. “Ripostoni për të ndërgjegjësuar njerëzit mbi koronavirusin,” shkruajti ai asokohe.

Sfida në fjalë u krijua në fillim të marsit, nga Ava Louise që postoi në TikTok një video të sajën teksa lëpinte një tualet avioni.


Shtuar 26.03.2020 14:33