Morën pjesë në një ceremoni varrimi: Një grua e konfirmuar dhe një burrë i dyshuar në Durrës

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rrakacolli konfirmoi katër raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Një pjesë e mirë e të prekurve janë kontakte të babë e bir që rezultuan të parët më koronavirus, ndërsa të tjerët janë raste të tjera.

Rrakacolli tha se një rast i konfirmuar është në Durrës dhe po merr mjekimin në spitalin e qytetit, kurse të tjerët janë duke u ndjekur në Tiranë vende të tjera në varësi të simptomave.

Ndërkohë, abcnews.al mëson se në Durrës është edhe një person tjetër i dyshuar. Bëhet fjalë për një burrë 65 vjeçar, i cili është duke u ndjekur nga mjekët.

Personi i konfirmuar është një grua 75 vjeçare që është kthyer nga Italia.

Dy personat kanë qenë në ceremoni mortore duke takuar edhe të tjerë. Mësohet se ata kanë qenë në ceremoni mortore të ndryshme.

Gjatë fjalës së saj sot, zv.ministrja Rrakacolli tha se duhen respektuar protokollet përkatëse për koronavirusin dhe qytetarët nuk duhet të lëvizin pa arsye nga shtëpia.


Shtuar 10.03.2020 12:12