Morën 10 mijë euro për të kuruar autorin e vrasjes së dyfishtë, mjekët përfundojnë në burg

Eduart Lamaj, i arrestuari i parë i atentatit me dy të vrarë në Laç, u plagos gjatë atentatit dhe u kurua në një klinikë private.

Dy mjekët Besim Lamaj dhe Viktor Marku operuan Eduart Lamjan, ndërkohë që gjykata vendosi masën “arrest me burg” me akuzën “mos kallëzim krimi” dhe “veprine që pengojnë zbulimin e së vertetës”.

Dyshohet se mjekët janë paguar 10 mijë euro për të mjekuar autorin e krimit dhe për të mos treguar.

Mjekët u zbuluan dy ditë më parë se kishin mjekuar Eduart Lamajn, të arrestuar tashmë dhe të akuzuar si autor në vrasjen e dy personave, ndërsa efektivët ranë në gjurmët e tyre duke ndjekur sjelljet dhe veprimet e familjarëve të Lamajt.


Shtuar 25.06.2020 14:42