Moderatorja përlotet në studio nga historia e dhimbshme e 13-vjeçares (VIDEO)

Një histori tepër e dhimbshme është treguar sot nga një minorene në studion e emisionit “Historia ime”, që ka përlotur të ftuarit bashkë me moderatoren.

Mirela Milori nuk i mbajti dot lotët së bashku me psikologen, teksa një 13- vjeçare, në gjendje jo të mirë shëndetësore, ka treguar dhunën që babai i saj ushtronte vazhdimisht ndaj familjes së saj dhe vështirësitë që kanë kaluar kur u larguan nga shtëpia.

Ana ka treguar se ajo me motrën, vëllain dhe mamanë e saj janë larguar nga shtëpia ku jetonin me babain në Greqi sepse ai i dhunonte dhe pinte së tepërmi.

E ëma, pas ndarjes nga babai i saj, bashkëjetoi me një tjetër person dhe Ana atë e njihte si babain biologjik. Por pasi ai u nda nga jeta, për shkak të një infarkti, vogëlushja zbuloi se babai i saj i vërtetë ishte dikush tjetër.

Pas 8 vitesh, babai biologjik u rikthye sërish dhe kërkoi të bashkohen, por mamaja e saj nuk pranoi nga frika se mos ai do të ushtronte sërish dhunë ndaj tyre. Ana tregoi se babai e përndiqte dhe ajo kishte frikë të madhe prej tij. Pasi ai ndërroi jetë, Ana me mamanë e saj kthehen në Shqipëri për të banuar në shtëpinë që i ati kishte këtu, por familja e tij nuk i pranon.

Mirela Milori: Ti e ke njohur babanë tënd?

Ana: Jo!

Mirela Milori: Çfarë ndodhi me të?

Ana: Mami kur isha unë 2 vjeç gjeti një bashkëjetues atje jashtë shtetit.

Psikologe Erlinda: Bashkëjetues, pa kryer divorcin me bashkëshortin.

Ana: Mua ai më kishte rritur dhe unë atë njihja si baba. Më mbante sikur më kishte fëmijën e vet, por një ditë ai vdiq se ishte i sëmurë nga zemra, edhe pësoi infarkt. Atëherë mësova që s’e kisha atë baba. Pas ca ditës erdhi babi im në shkollë dhe bërtiste, i pirë.

Psikologe Erlinda: Babai biologjik!

Mirela Milori: Sa vjeç ishte Ana?

Psikologe Erlinda: 10 vjeç!

Mirela Milori: Si ishte marrëdhënia me babin e vërtetë?

Ana: Shumë keq! Sepse ai nuk kishte ku mund të flinte ose të jetonte. Vinte jashtë shkollës i pirë dhe bërtiste. Mami më tregonte se çfarë kishim kaluar. Kisha frikë të ikja në shtëpi, se ai më vinte nga mbrapa, më gjurmonte deri në shtëpi dhe thërrisja drejtoreshën të më çonte me makinën e saj deri në shtëpi.

Mirela Milori: Çfarë donte? Pse nuk e takoje babin? Ishte i dhunshëm?

Ana: Jo, por ishte i pirë edhe nuk dinte se çfarë bënte. Nuk është se mund të më dhunonte, por mund të më rrihte, të më merrte, të thoshte të ktheheshim mbrapa.

Mirela Milori: Ke parë skena dhune me prindërit e tu? Babi me mami kur ziheshin?

Ana: Po! Njëherë kur po ecnim në rrugë, na pa dhe na ndaloi. Fillonte të shante, t’i kërkonte mamit të ktheheshin përsëri. Ma bënte hajde këtu goca ime. Unë kisha shumë frikë. Mami thoshte: Jo, jo. Në ato momente babi ja futi grusht. Unë fillova duke qarë, nuk dija çfarë të bëja, bërtisja rrugës ndoshta kthehej ndonjë njeri. Erdhën disa burra nga një lokal, e tërhoqën dhe ne ikëm me vrap në shtëpi.

Mirela Milori: Kjo ka ndodhur kur jetonit jashtë Shqipërisë?

Ana: Po!

Mirela Milori: Pse u kthyet në Shqipëri?

Ana: Se vdiq edhe babi im biologjik dhe u kthyem për të ardhur në shtëpinë që ka pasur babi im me mamin tim. Në fillim familja e babit nuk na pranoi atje dhe neve jetonim përsëri rrugëve.

13-vjeçarja tregoi se shtëpia ku jetojnë tani është në kushte tejet të mjerueshme./tvklan


Shtuar 28.01.2020 15:09