Mjeku shqiptar i infektuar me koronavirus flet për gjendjen e tij shëndetësore

Një mjek shqiptar nga Dibra e Maqedonisë së Veriut ka rezultuar pozitiv në testet në testin e COVID-19.

Arben Agolli, nëpërmjet një videoje të dërguar në agjencinë e lajmeve, INA, tregon se ndihet mirë me shëndet.

Agolli madje thotë se është në kontakt edhe me tre infermieret e infektuara të cilat gjithashtu janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Mjeku shqiptar, gjithashtu jep disa këshilla ku thotë qw nuk duhet pasur frikw por duhet kujdes./INA


Shtuar 18.03.2020 20:33