Qeveria ka miratuar vendimin ku pezullon të gjitha lëvizjet nga ora 13:00 e ditës së shtunë deri në orën 05:00 të mëngjesit të ditës së hënë.
Kryeministria shpërndau për mediat vendimin e miratuar mbrëmjen e sotme.
Ndalimi i qarkullimit bëhet për të gjithë këmbësorët dhe ata që udhëtojnë me mjete të tjera nga biçikleta e deri tek mjetet e mëdha.
Përjashtim bëjnë forcat e Policisë së Shtetit, Forcat e Armatosura, transporti i mallrave, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore, kompanitë mediatike dhe shërbimet në banesë.