“Nuk e shpërthejmë dot kufirin dhe të detyrojmë autoritetet greke që të rrisin kapacitetet”
Mijera shqiptarë vazhdojnë të bllokuar në Kakavijë në situatë mjaft të rënduar.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vijon të qëndrojë në doganën shqiptare, ku në një intervistë për Neës 24 i ka bërë thirrje qytetarëve të kthehen në shtëpi, pasi shumë prej tyre nuk do mund të kalojë për shkak të rregullave të reja që do të aplikohen nesër.
“Jo të gjitha makinat do kalojnë sot për fat të keq, që do të thotë se do të kthehen. Është detyra jonë që t’ju gjendemi pranë me më të mirën e mundshme, në këtë situatë që jemi sot.
I kemi ndihmuar sa kemi mundur, me ujë dhe me ushqim, me gjithcka që kemi mundur. Mos harroni se koronavirusi ka paralizuar gjithë botën sot.
Kjo pandemi ka paralizuar cdo aktivitet. Këtu nuk ka tendencë nga pala greke për të vështirësuarr gjërat, por janë ca rregulla që janë vendosur.
Unë e kuptoj se ka njerëz që kanë problemet e tyre, por ata duhet që dhimbshëm t’ju ushtrohen këtyre urdhrave.
Maksimalja që mund të bëjmë është presioni për të përshpejtuar procedurat e kalimit. Pala greke nuk na ka pranuar që të bëjmë me teste, plus ata teste nuk janë aspak tregues nëse je bartës apo jo. Sot kanë kaluar 2300 persona në kufi”, u shpreh Xhaçka.