Mijëra euro dhe “të bardhë”, e pëson keq 43 vjeçari në Durrës

Një 43 vjecar ka përfunduan në prangat e policisë pasi akuzohet për mbajtje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 89 doza me kokainë, 7615 euro, 50.000 lekë të reja që dyshohet se ishin të përfituara nga shitja e kokainës, si dhe motorin që përdorte për të shpërndarë lëndën narkotike.

Të lidhura

None found

Njoftimi i Plotë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, krahas angazhimit në zbatimin e masave për parandalimin e COVID-19, vijojnë punën pa ndërprerë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Start 1”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Vihet në pranga poseduesi, njëherazi edhe shpërndarësi i lëndës narkotike.

Sekuestrohen dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë, një motor dhe një shumë e konsiderueshme parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë të hetimit të ndjekur me metoda speciale të hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Start 1″, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

E. V., 43 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, në lagjen nr. 15 Durrës. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 89 doza me kokainë, 7615 euro, 50.000 lekë të reja që dyshohet se ishin të përfituara nga shitja e kokainës, si dhe motorin që përdorte për të shpërndarë lëndën narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Shtuar më 24.03.2020 09:45

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş